Mbahet nata e dytë e festivalit "Gëzimi ynë" në Preshevë (video)
Nën organizimin e shtëpisë së kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë dheme mbështetjen institucionale të pushtetit lokal është duke u realizuar festivali për fëmijë "Gëzimi ynë".Gjithsejtë 11 konkurentë nga Presheva dhe Gjilani janë vlerësuar nga juria pesë anëtarëshe me kryetare profesoreshën e muzikës Arta Haziri-Nuhiu, si dhe anëtarë Hashim Halimi, Muhamet Bislimi, Shkodran Aliu dhe Pajtim Kadriu.
Pjesëmarrës nga Presheva e Kosova ishin Azra Hyseni, Makfire Hallaci, Sara Hafizi, Elsa Hasani, Agnesa Idrizi, Vesa Sahiti, Loreta Hyseni, Inora Dalipi, Olta Selimi Eliona Maliqi dhe Dea Shabani.
Përveç vlerësimit të jurisë kësaj here do të jepet edhe çmimi i publikut ku do të jenë në dispozicion dy nurma të shtëpisë së kulturës.
Orkestrues i shumicës së këngëve gjatë ketij edicioni është Prof Skender Halili si dhe profesoresha Drenusha Halili.
Të gjithë konkurentët morën nga një mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre në festival, kurse vetëm 6 prej tyra nga vlerësimet e jurisë kanë kaluar për të vazhduar me natën finale./Titulli.com/
Për më tepër shikoni videon e realizuar nga Rtv “Aldi” në Preshevë.